Pushuesit e zonës së Jalës u tronditën mbrëmjen e të shtunës nga të shtënat me armë në zonën VIP në ambientet e një diskoje.
Në fakt u fol se “mollë sherri” mes personave të përfshirë në konflikt ishte ish banorja e Big Brother Françeska Jaçe, por ajo ka reaguar duke u shprehur se është në Dhërmi dhe s’ka lidhje me ngjarjen.
Lexo edhe- Përplasje me armë në Jalë/ Sherri dhe krismat në zonën VIP të një lokali
Nga incidenti një vajze është lënduar me mjete te forta gjatë përleshjes dhe nuk ka asnjë të ndaluar. Edhe më herët në lokalet e natës në plazhe kanë ndodhur ngjarje të ngjashme kjo për shkak se ato janë jashtë kontrollit të Policisë së Shtetit.