Policia e Tiranës shoqëron ish-drejtorin e policisë bashkiake, Florenc Hoxha.
Shoqërimi i tij ëhstë bërë pas kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në banesën e Hoxhës.
Mësohet se Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë, ku Florenc Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë.
Policia e Prokuroria po verifikojnë rolin e Florenc Hoxhës në incidentet e ndodhura në protestë.