Serveri i lotarisë është bërë i paaksesueshëm nga përdoruesit, ç’ka do të thotë se ata duhet të presin deri në një moment të dytë. Të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, këtë të martë po presin prej orë 18:00 të mësojnë nëse janë apo jo fitues.
Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada njoftoi të gjithë aplikuesit që të kontrollojnë emrin e tyre në orën 18:00, në linkun https://dvlottery.state.gov/.
Noftimi i ambasades:
Keni aplikuar për Lotarinë #DV2020? Më datë 7 Maj 2019, duke filluar nga ora 18:00, ju mund të kontrolloni këtu 👉https://dvlottery.state.gov/ nëse jeni përzgjedhur.
Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh. #pyetanen.