Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas rikthimit në krye të IKMT-së të Dallëndyshet Bicit pak ditë pasi ajo u shkarkua nga posti i zv/ministres së Mbrojtjes.
Bici nga ana tjetër ka një dosje të hapur në prokurori pasi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me ndërtimet në bregdet.
Vasili shprehet se në qeverinë e Rilindjes kush nuk ka dosje ikën nga Shqipëria ndërsa pjesa tjetër emërohet gjithnjë e më lart.
Statusi i Petrit Vasilit
Në qeverinë e rilindjes kush s’ka dosje ikën nga Shqipëria!
Ndërsa kush ka dosje emërohet gjithnjë më lart në qeverinë e rilindjes!
Edi Rama vdes të emërojë ata, që kanë dosje se këta i binden fët e fët pa bërë llafe!