Ish-ministri Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë pasi i doli emri në përgjimet e publikuara nga media gjermane.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gjiknuri deklaron se ka qenë në qytetin e Vlorës, në mbështetje të kandidatit të PS-së, Dritan Lelit.
“ Me Dritanin gjatë takimit me banorë të rajonit Nr.4 në qytetin e Vlorës. Në #30Qershor votojmë #PartinëSocialiste dhe #DritanLelin për #VlorenQeDuam ,”- shkruan ish-ministri krahas fotove.
Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 pergjime te reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.