Ish-futbollisti brazilian Dani Alves ndodhet prej disa ditësh në burg, pasi akuzohet për sulm seksual. Pas kësaj akuze, gruaja e brazilianit, modelja dhe biznesmenia Joana Sanz, ka kërkuar t’i japë fund marrëdhënies me Alves, duke i kërkuar divorcin.
Kërkesën për divorc ajo e bëri përmes avokatëve të saj sepse siç raportojnë mediet e huaja, ajo ka hequr dorë nga takimet me ish-mbrojtësin e Barcelonës në burg.
30-vjeçarja ka fshirë të gjitha fotot me Alvez, një veprim ky që tregon qartë se marrëdhënia mes dyshes është drejt fundit. Kjo situatë vjen në një moment shumë të vështirë për Sanz, e cila pak më shumë se një javë më parë humbi nënën e saj pas një beteje me kancerin.