Nejmar mbetet një nga futbollistët më të kritikuar dhe pavarësisht aftësive të tij si futbollist, ai urrehet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Në verën e shkuar, shprehu hapur dëshirën të largohej nga Parisi dhe kjo sjellje e tij ka rritur inatin e tifozerisë karshi brazilianit.
Megjithatë, Dani Alvesh e ka vlerësuar sulmuesin brazilian duke kërkuar nga tifozët që ta respektojnë më shumë. Ai shtoi se Nejmar është si një fëmijë dhe se shpesh herë ofendohet dhe preket nga gjëra që ndoshta janë edhe të padrejta.
“Nejmar është si një fëmijë, një person shumë i ndjeshëm dhe që lëndohet nga shumë gjëra. Shpesh herë, lëndohet nga gjëra të padrejta dhe duhet të mësojnë që njerëzit ta respektojnë. Për fat të keq, nuk respektohet shumë por duhet të respektohet si futbollist i kombëtares së Brazilit”, tha Alvesh.