Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

EURO 2024/ Sfida Danimarkë-Angli, pjesë e parë spektakolare dhe me raste dhe me një barazim mes tyre

18:56 / June 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 52
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anglia dhe Danimarka kanë mbyllur pjesën e parë të sfidës mes tyre. Kombëtarja e “tre luanëve”, vjen si favorite për të fituar turneun dhe në letër, shihet si e avantazhuar. Pas fitores minimale ndaj Serbisë në ndeshjen e parë, anglezët do të kërkojnë 3 pikëshin e radhës, për të siguruar zyrtarisht kalimin e grupit. Megjithatë te Danimarka nuk futen të dorëzuar, për këtë arsye synojnë një rezultat pozitiv. Pritet një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët.

Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet pjesa e parë!

44’- Hojbjerg lëshon një gjuajtje të fortë, por ndal Pickford në dy kohë.

37’- Nuk ndalet sulmet e Danimarkës. Kombëtarja daneze dominon minutat pas golit.

34’- Goooool Danimarka 1-1! Vendoset baraspesha nga Hjulmand. Shpërblehet këmbëngulja e danezëve. Një predhë e mesfushorit nga jashtë zone, përplaset në shtyllë dhe shkon në fundin e rrjetës.

32’- Wind i afrohet golit. Një top i devijuar nga Guehi, shkon ngjitur me shtyllën.

29’- Mundësi e mirë për Danimarkën. Eriksen rrëmben një top para se të shkojë te Pickford dhe pason për Hojlund, por sulmuesi nuk shënon dot.

28’- Pas një goditje dënimi, Arnold, nis një top të gjatë për Guehi. Mbrojtësi nuk e kontrollon dot si duhet topin dhe e dërgon në rivënie fundore.

26’- Kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Vestergaard, për ndërhyrje të gabuar ndaj Saka.

25’- Danimarka merr kontrollin e lojës. Eriksen bllokohet në momentin e fundit në zonë nga Bellingham.

18’- Gooool Anglia 0-1! Harry Kane nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasimi perfekt të marrë nga Walker. Një gafë e mbrojtësit të majtë Kristiansen, bën që anglezët të nisin një sulm që në fund përfundon me gol.

16’- Andersen shtrihet dhe ndal një gjuajtje të Kane me të majtën. Anglia merr kontrollin e lojës dhe hidhet në sulm për të gjetur golin e avantazhit.

13’- Rast i parë i rrezikshëm i Anglisë. Foden futet bukur në zonë dhe gjuan me të majtën. Topi shkon mbi traun e portës.

12’– Mundësi e shkëlqyer për Hojlund, por sulmuesi nuk merr si duhet një top dhe më pas ndalet nga Guehi.

7- Bellingham vertikalizon për Saka, por portieri i vëmendshëm del dhe kontrollon topin.

1’- Goditja e parë në kuadrat. Hojbjerg provon me një gjuajtje nga jashtë zone, pret Pickford pa shumë probleme.

Starton takimi

angli Danimarkë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lajm i keq për Hysajn, Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares

21:49 / December 4, 2025

Botërori 2026/ Me Xhakën si imazh kryesor, Zvicra prezanton fanellat

19:27 / December 3, 2025

Gabim nga VAR, Juventusit iu anulua goli i rregullt kundër Udineses

16:11 / December 3, 2025

FSHF anuloi ndeshjen, lojtarët e Skënderbeut ikin nga stadiumi

15:14 / December 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.