Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Danin e pritën në Rinas dhe e vranë, punonjësi i AMP në luftë me jetën. Policia: Brenda Toyota-s gjetëm 4 armë

17:36 / November 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 11 11 151742
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gilmando Dani u vra këtë të martë në një atentat mafioz. Ai zbriti në Rinas, ku kishte ardhur nga Barlecona bashkë me mikun e tij Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Autorët e kanë pritur para aeroportit, dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti Benz ecën për disa metra dhe ndalon nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët me kapele dhe i maskuar del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës. Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodhej Dani dhe Sheqeri.

Sheqeri rëndë në spital

Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, gjendja shëndetësore e Mustafa Sheqerit është e rëndë. Ai ndodhet nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor. Punonjësi i AMP-së ishte shofer në makinën ku ndodhej edhe Gilmando Dani. Ata ishin kthyer sot nga Barcelona ku ndodheshin prej datës 7 nëntor, ndërsa në rrethrrotullimin e Rinasit iu zunë pritë me breshëri plumbash.

Mjeti ”Toyota” dhe 4 armë

Pas atentatit punonjësit e policsë gjetës një makinë tip “Toyota” duke u djegur në fshatin Halil të Krujës, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet u konstatuan 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje, 3 prej tyre kallashnikovë dhe një pistoletë. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kush është Gilmando Dani?

Dani ishte një emër i njohur për drejtësinë, po ashtu, i njohur për lidhjet e tij shoqërore me Emiljano Shullazin. 36-vjeçari ka rënë pre e atentateve edhe dy herë të tjera, në vitin 2011 si dhe në 2015. Vetëm një vit më parë, në tetor 2024 ai u lirua nga burgu. Dani ka qenë në qendër të vëmendjes së policisë sidomos pas ngjarjes së 7 gushtit 2009, kur Dritan Dajti vrau katër efektivë policie në Durrës. Në atë kohë, banesa e Danit u kontrollua, pasi dyshohej se ai mund të kishte qenë në zonë ditën e ngjarjes.

Më vonë, policia sqaroi se ai ndodhej në Tiranë dhe se nuk rezultonte të kishte patur lidhje me masakrën në Durrës. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i bllokoi për disa ditë pasaportën, masë e cila u hoq pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin. Emri i tij është përmendur shpesh në operacione policore, thirrje për verifikim dhe procedura kontrolli, të bazuara kryesisht në informacionet operative që lidhnin rrethin e tij shoqëror me individë të tjerë të hetuar për veprimtari kriminale.

Gilmando Dani Muçi Sheqeri toyota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.