Në një intervistë të dhënë për emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus, Dasara është shprehur se ka qenë ajo që ka hehdur hapin e parë në lidhje.
Gazetarja, Dasara Karaiskaj që njihet për si një personazhet që e shpreh mendimin e saj hapur në publik, ka treguar sot se ka qenë ajo që ka propozuar bashkëshortin. Në një intervistë të dhënë për emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus, Dasara është shprehur se ka qenë ajo që ka hehdur hapin e parë në lidhje.
“Pas 6 muajsh marrëdhënie edhe unë i dhashë drejtim vetë, vendosa vetë t’i jap drejtim. Pas gjashtë muaj bashkëjetesë me Damianon i thashë a i takojmë një herë ata të shtëpisë sime, jo për t’i dhënë një drejtim marrëdhënies por sepse prindërit e mi ishin jashtë dhe të rrinin te qetë.
Ja ky është ai djali që po shoqërohem në këtë momente dhe nuk ka pasur në thelb një propozim martese. Ka qenë kjo, pastaj vajza dhe e neglizhuam shumë martesën,”, u shpreh moderatorja.