Këngëtari i njohur dhe shumë i komentuar, Tiziano Ferro është martuar me të dashurin e tij, Victor Allen.

Ceremonia e martesës është mbajtur dje në një vilë në Sabaudia, provincë në Lazio dhe të ftuar ishin prindërit e Tizianos por edhe 40 miqtë më të afërt të çiftit.

Partneri i Tizianos, Victor Allen është 54 vjeç dhe nga Los Angeles.
