Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dash Sula thirrje SPAK-ut për “Kullën e Foltores”: Ndiq paratë dhe shkoi në themel problemit!

18:49 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 cd95de3fdf52f41d848e6688a7de74bb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i është bashkuar zërave kundër ndërtimit të kullës 65-katëshe në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Sula thotë se edhe më herët ka denoncuar miliona metër katror leje ndërtimi që u jepen vetëm 10 kompanive në vend.

Lidhur me kullën e “Foltores” që flitet se po ndërtohet nga biznesmen të lidhur ngushtë me familjen e Sali Berishës, Sula pyet nëse kjo kompani ka kapacitet financiar për të bërë një investim 200 milionë dollarësh.

Ai i bën thirrje SPAK-ut të hetojë duke ndjekur paratë, për t’i shkuar kështu deri në themel problemit dhe për të shpëtuar lulishten nga shkatërrimi.

Reagimi i plotë i Dashnor Sulës:

Dy nga rreziqet qe i kanosin Shqipërisë kullat prej betoni dhe çeliku.about:blank

Më 13 prill të këtij viti kur kulla gjigande që do ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit ishte në fazë projekti, në Parlament ngrija shqetësimin për rrezikun; miliona metër katrorë leje ndërtimi për 10 kompani. Shumica prej tyre nuk kanë burim financiar për të realizuar këto ndërtime. Edhe më keq akoma, shumica prej tyre nuk kanë marrë as kredi në bankat e nivelit të dytë.

“Ndiq Paranë”, kjo është ajo që këshillohet për ti shkuar në fund paligjshmërisë.

Zhurma e momentit tani kur çdo gjë është bërë fakt dhe lulishtja ku do ndërtohet kulla është rrethuar mund të jetë pak populiste, por ajo nuk u zgjidh problemet.

Ndaj që të shpëtojmë edhe hapsiarat e gjelbërta të parqeve dhe lulishteve të Tiranës dhe Shqipërisë duhet të shkojmë pak më në brendësi të problemit.

A kanë kapacitete financiare kompanitë e mëdha në shqipëri për të ndërtuar kulla me vlerë deri në 200 milionë euro?! Nëse nuk kanë, a kanë marrë kredi për financimin e projektit? Nëse edhe këtë element nuk e kanë ezauruar (që siç qarkullojnë informacionet, nuk e kanë ezauruar), atëherë nga i gjejnë paratë?

Këtu duhet të inkurajojmë SPAK dhe ta mbështesim që të ndjekë paratë. Vëtëm kështu i shkohet në themel problemit dhe shpëtojmë edhe hapsirat publike nga betoni por edhe dalim nga lista gri e moneyval që na konsideron si “parajsë e pastrimit të parave”.

"Kullën e Foltores" dash sula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.