Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dashamir Shehi / Më fal Fatos, nuk munda të vij

19:18 / August 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatosbaxhaku 770x434
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dashamir Shehi/

Në kujtim të një miku të mirë.

Më fal Fatos, nuk munda të vij.

Jam pak larg. Por po të nis disa fjalë.

Iku Baxhaku. Iku i miri. Nuk ishte më i “zoti”, nuk ishte më i “shkathti”, nuk “ngjitej”, nuk “shkëlqente”, ishte thjesht i Miri. Ishte i sinqertë, ishte i ndjeshëm, ishte i vërtetë. Ishte thjesht Baxhaku. Ishte bohemi i fundit i gazetarisë. Të tjerët u bënë të famshëm, të pasur, të pushtetshëm. Të tjerët u bënë me studio, u bënë me redaksira televizionesh, u bënë me shoferë, me sekretarë, u bënë me vila dhe hotele. Baxhaku iku me duar në xhepa. Iku sic ikin të Mirët.

La pas një mal me punë dhe pasion. Bëri vepra që nuk i bëjnë dot të tjerët, sepse ishte më i vërteti, më i sinqerti. La në mes punë (sic është “Historia e Shqipërise në ekran”) të cilat, miqtë dhe kolegët, studiot dhe sponsoret, e kanë për detyrë t’i përfundojnë për të respektuar kujtimin e një njeriu, që e desh profesionin e tij më shumë se veten e tij.

Ne të tjerëve do na mungojë. Do na mungojë tek “Books friends” me diskutimet e gjata për letërsinë dhe kulturën (se Baxhaku ishte i kulturuar: si Elbasanas dhe i biri i Profesorit). Do na mungojë me shakatë dhe historitë e qytetit tek “Kafe Viena” se Baxhaku kishte humor. Do na mungojë në Pogradec buzë liqenit, ku organizonte çdo vit një festival simpatik të filmit. Do na mungojë të gjithëve ky njeri i Mirë, që iku në qetesi, pa bërë zhurmë, pa bujë, pa shqetsuar njeri. Sic ikin të Mirët.

U prefsh në paqe, Miku im!

Baxhaku Dashamir Shehi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.