Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dashamir Shehu: “Ore janë burrë dhe grua, doktorë, pse ikin?!

22:10 / July 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dashamir Shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i LZHK-se Dashamir Shehu, duke folur për shpopullimin e Shqipërisë në emisionin ‘Open’ në News 24 ka deklaruar se largimet e shqiptarëve nuk janë më të nevojës për bukë, por e mungesës së sigurisë, shërbimeve dhe mundësive për tu rritur në karrierë pa lidhje politike.

Dashamir Shehu: Sot po shihja një insert një tenor nga Durrësi që po fliste i lumtur nga Italia, dhe mu bë qejfi siç na bëhet për artistë, sportistët që realizohen më mirë se këtu. Problemi që nuk ikin vetëm për talente por për ekonomi se nuk kanë kushtet të realizohen këtu. Jo vetëm për ekonomi si 40 vjet më parë.

Tani drama migratore është se nuk është vetëm çështje e buke por e shtetit në përgjithësi, mund të kemi bukën, por nuk kemi siguri. Mund të jenë çift doktorësh që fitojnë njëlloj si jashtë por e dinë që shërbimet nuk janë njëlloj që sistemi arsimor nuk është i njëjtë për fëmijët e tyre. Dëgjojmë vrasje përditë, nuk ka siguri dhe për herë të parë njeriu mendon për kokën e vetë pastaj paratë.

Ata që janë më të emancipuar që duan të bëjnë karrierë, e shohin që pa parti nuk bën dot karrierë. Sistemi i drejtësisë është në nivel e dimë të gjithë se ku është. Ka një sërë faktorësh që shqiptarët largohen Dikur ishim krenarë kur i dërgonim njerëzit jashtë, sot shteti duhet të jetë krenar që i mban brenda.

Unë i kam vënë një emër një ekuacion, brenda kllapës së emigracionit janë brenda shteti, karriera, dhunë, shërbimi shëndetësor, arsimor, por koeficienti që shumëzon kllapën është ekonomia. Dje po e diskutonim edhe familja, thyesa duhet të jetë pak e ndryshme. Motivet që janë në popullsinë rurale që i bie për shkurt janë të ndryshme nga ato të popullsisë urbane. Realiteti është ky. Kjo punë nuk mbyllet se nuk është çështjes e një qeveri duhen politika shtetërore afatgjate, por mund të zvogëlohet e të mos lihet në rrjedhje të lirë.

Dashamir Shehi doktore largimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.