Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dashnor Sula: Noka dhe Vokshi i fryjnë në vesh Berishës, ia kanë bërë kokën llall

21:37 / May 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashnor sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një intervistë për mediat, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 2025-ës, duke nënvizuar se opozita është refuzuar nga një pjesë e madhe e qytetarëve përmes mosdaljes në votime. Sipas tij, edhe Partia Socialiste ka pasur rënie në vota krahasuar me 2021-in, por ka rikuperuar me diasporën.

“Në mos gaboj, mungojnë rreth 200 mijë vota, të cilat tregojnë se e kanë refuzuar opozitën nëpërmjet mos daljes në votime. Partia Socialiste kishte dhe rënie nga vota e 2021. Më pak se 30 mijë, por e rikuperoi me diasporën. Të kthehemi në analizën që PS ka shfrytëzuar pushtetin. Ka pasur problematika. Pa diskutim që ka pasur problematika. Por a janë të deformuara në thelb këto zgjedhje? Janë të deformuara tërësisht. E ndryshojnë rezultatin apo jo? I jap të drejtë në mënyrë hipotetike, apo ta quaj dhe në mënyrë të drejtë siç e ka opozita, po i heq 1, po i heq 2, por jo 20 mandate”- tha Sula.

Duke folur për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike dhe rolin e ish-kryetarit Lulzim Basha, Sula theksoi se kurrë nuk ka besuar se Sali Berisha është larguar ndonjëherë nga drejtimi i PD-së.

“Unë nuk kam besuar kurrë që Berisha ka ik ndonjëherë nga kryetar i PD-së. Unë nuk bëj pjesë tek ato naivët. Berisha vendosi një administrator në biznesin e tij dhe administrator në biznesin e tij ka qenë Lulzim Basha. Basha s’ka qenë asnjëherë. Edhe kjo u demonstrua shumë saktë pas vendimit të 9 shtatorit. Njëherë të vetme që Lulzim Basha u bë burrë, për të dalë zotit Berisha, e kullufiti dhe e hoqi atje ku shkoi. Berisha ishte i kënaqur me administratorin që vidhte nga një çik dhe administrator që të bënte nga një përfitim të vetin”-tha ai.

I pyetur nga gazetarja nëse Flamur Noka apo Albana Vokshi i janë përgjigjur deklaratave të tij të mëparshme, Sula tha: 

“Nuk ka shans ata t’i bien telefonit tim. Kam respekt për zotin Berisha dhe për efekt moshe, edhe për efekt bashkëpunimi që kam pasur dhe i kam besuar verbërisht si babai im shpirtëror dhe i PD-së. Dy njerëzit që i fryjnë në vesh dhe ia kanë bërë kokën llall Berishës janë Noka dhe Albana Vokshi.”

berishes dashnor sula noka vesh vokshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.