Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Dasho: Brenda muajit janar mund të kemi 3 ose 4 vaksina anti-covid

22:12 / August 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dasho e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë kompani dhe organizata janë futur në garë për të prodhuar vaksinën anti-covid.

Për ekspertin e shëndetit publik Erion Dasho, tashmë duket si një garë që ka kaluar edhe mjekësinë, dhe është futur në gjeopolitikë.

Në një lidhje përmes Skype për ”RTV Ora”, Dasho shprehu bindjen se brenda muajit janar të vitit të ardhshëm, do të jenë 3 ose 4 vaksina në treg.

Ai shpreson që shteti shqiptar të përfitojë të paktën për grupet në risk.

Erion Dasho: ”Duket si një garë që i ka kaluar edhe mjekësinë, tashmë është futur edhe në gjeopolitikë. Ne mund të jemi përfitues duke qenë se shumë organizata dhe kompani janë pranë prodhimit me sukses të vaksinës. Janë të paktën 6 grupe në fazën e tretë, pra para se të hyjë në prodhim. Kemi vaksinën ruse e cila ka hije dyshimi, ndoshta mund të jetë dhe propagandë. Kushdo që do e prodhojë këtë vaksinë, jam i bindur se brenda muajit janar mund të kemi 3 ose 4 vaksina në treg. Vaksina të cilat do të ketë një vulë besueshmërie dhe shpresoj që shteti shqiptar të pozicionohet aty ku duhet për të përfituar të paktën për grupet në risk.”

Sipas Dashos, Shqipëria nuk ka vizion dhe para për blerjen e vaksinën, ndaj kjo mund ta vështirësojë ardhjen e saj në vend.

Erion Dasho: ”Nga mënyra sesi kemi operuar deri tani, jemi në mëshirën e organizmave ndërkombëtarë. Pra, kur këto organizma do të fillojnë të mendojnë për të blerë një vaksinë nga prodhues të besueshëm, dhe për t’ia ofruar vendeve të tjera, ne do të jemi aty për të zënë rradhën. Problemi që unë shikoj se Ne nuk jemi as vend i pasur, as vend i varfër që përfitojnë nga ndihmat e organizatave ndërkombëtare. Kjo situatë mund ta vështirësojë ardhjen e vaksinës, sepse nga njëra anë nuk kemi as vizionin as paratë për të qenë aty ku  blerjen sasitë e para të vaksinës. Nga ana tjetër, nuk jemi as në vendet e varfëra që janë përfituese të ndihmës. Ne do të jemi diku aty te mesi, nuk do të jemi të parët që do të përfitojmë nga vaksina.”

4 vaksina Erion Dasho janar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.