Eshtë prononcuar Kryeministri Rama në lidhje me akuzat e opozitës për databazën me të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Rama ka akuzuar call centerat pranë PD-së po çmendin dynjanë.
Rama theksoi se: “S’ka lidhje me AKSH! Çfarë duhet të themi me PD që me “call-centerat” e Agron Shehajt e çmendi këtë milet me telefonata. Sot në zyrrë, të gjithë njerëzit e zyrës ishin marrë në teledon nga PD. Kanë të gjitha databazat dhe e çmendën miletin në telefon. Të gjitha partitë e bëjnë këtë, kudo në botë. Jo vetëm këtu. Ai ekseli është shumë i vjetër për të qenë i PS-së.”