Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

De Biasi këshillon Gattuson për play-off: Italia është favorite, duhet fokus veç te Irlanda e Veriut

16:06 / November 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gianni de biasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë ka komentuar shortin e Italisë në play-off-et e Kupës së Botës 2026, duke dhënë një analizë të qartë për sfidat që e presin skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso.

Për të Italia duhet të jetë e kujdesshme, por njëkohësisht ka të gjitha mundësitë të kalojë më tej. De Biasi e konsideroi shortin pozitiv, ndonëse kujtoi se në këtë fazë asnjë kundërshtar nuk është i lehtë.“Askush nuk duhet nënvlerësuar, por shorti nuk më është dukur i pafavorshëm. Italia i ka të gjitha mundësitë për ta mundur Irlandën e Veriut”, tha ai.

Sipas tij, sfida më e madhe për Gattuson nuk është rivali, por presioni i jashtëzakonshëm që vjen pas dy dështimeve radhazi në kualifikimin për në Botëror. “Presioni do të jetë i madh. Gattuso dhe stafi duhet të dinë t’i izolojnë lojtarët nga zhurma që krijohet para ndeshjes”, vijoi trajneri.

I pyetur për mundësinë e një finaleje të mundshme kundër fituesit Uells-Bosnjë, ai u shpreh i prerë: “Italia nuk duhet të mendojë shumë larg. Vetëm ndeshja kundër Irlandës së Veriut ka rëndësi. Madje një finale në transfertë nuk më shqetëson, presioni në shtëpi do të ishte edhe më i madh”, tregoi De Biasi.

Trajneri theksoi se sfidat reale në Botëror do të vijnë nga elita e futbollit botëror. “Favoritet janë kombëtaret e Amerikës së Jugut si Brazili e Argjentina dhe gjigantët europianë si Spanja, Anglia, Gjermania dhe Franca. Me 48 ekipe, Botërori do të ketë shumë befasi”, tha ai. Në fund, ai vuri në dukje rolin e rëndësishëm të trajnerëve italianë në futbollin ndërkombëtar.

“Sot është normale të punosh jashtë vendit. Ne po kontribuojmë në globalizimin e futbollit”, tha De Biasi. Kujtojmë se Gianni De Biasi ia doli të çonte Shqipërinë për herë të parë në fazën finale të një Evropiani, atë të Francë 2016.

Gianni de Biasi irlanda play off
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.