E ardhmja e Elseid Hysaj mbetet ende në pikëpyetje. Mbrojtësi shkodran është në kërkim të një eksperience të re, teksa para tij janë shfaqur dy ekipe të interesuara. Bëhet fjalë për Totenhemin dhe Romën. Londinezët e shohin si pasardhësin e Tripier, i cili u largua për të Atletiko, ndërsa trajneri i Romës, Fonseka, do t’i besoj postin e Florencit.
Megjithatë, dëshira e të dyja klubeve nuk ka arritur deri aty sa t’i nënshtrohen kërkesave të presidentit De Laurentis. Hysaj vlerësohet nga klubi i Napolit me 25 milionë euro, një shifër e cila nuk i shkon për shtat asnjërës prej dy klubeve të interesuara.
Në këtë formë, Totenhemi duhet të vendosë pasi në Angli merkato mbyllet për dy ditë, ndërsa Roma është në pozitat për të luajtur një lojë force me Napolin.
