Dea Mishel tregoi sot në mëngjes gjatë një bisede me Tean se kishte parë në ëndërr Amosin.
Ajo tha se se po e përjeton shumë largimin e tij, ndërsa u përlot duke folur për Amosin.
Ndonëse e ka mohuar gjithë kohën që nuk ka ndjenja për Amosin dhe se e shikon thjesht si shok, emocionet treguan të kundërtën. Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe Dea po ndjen mungesën e Amosit në shtëpi.