Në “prime-n” e së martës nga shtëpia e “Big Brother VIP” u eliminua Elvis Hysa, pas një nominimi të fortë përballë Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit. Por më pas edhe Dea Vieri ishte banorja tjetër që u eliminua.
Ajo publikoi një video në rrjetet sociale, ku i përgjigjej pyetjes së shpeshtë të ndjekësve se pse doli nga “Big-u”. Videon ajo e shoqëroi me një zë viral ku thoshte: “Pse dola? Dola! S’është ndonjë gjë interesante”.
Një ndjekës i replikoi duke thënë: “Jo ti nuk dole, ty të nxorrën”. Dea habiti me përgjigjen e saj për komentuesen, duke u shprehur se në fakt ishte Ori Nebijaj ajo që e nxorri nga programi pasi nuk pranoi të krijonte një lidhje sa për show me Fation Kuqarin.