Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi sërish interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e vëllait të tij, Olsi Rama.
Për disa minuta Bardhi replikoi me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla e cila solli në vëmendje se nuk ka interpelancë për çështje personale.
Gazment Bardhi: Hajde në kuvend dhe sqaro pozicionin e vëllait tënd Olsi Rama, në trafikun e drogës në Xibrakë. Sqaro pse u dekonspirua nga policia operacioni për arrestimet në Xibrakë.
Parlamenti nuk mund të trajtoi përfshirjen e vëllait të Kryeministrit në trafik droge, si çështje personale. Pse ju tremb kjo interpelancë.
Lindita Nikolla: Kjo është një çështje që i takon drejtësisë.
Ndërkaq në shenjë proteste deputetët e PD kanë vendosur në tavolinat e punës me targën AA653DM, makinë të cilën sipas opozitës ka përdorur vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama.