Emisioni “Tempora” këtë të mërkurë u përfshi nga një debat i ashpër mes moderatores Sonila Meço dhe kreut të partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima. Ky i fundit lëshoi akuza të rënda ndaj medias, duke i quajtur dinaosurë që paguhen në dorë. Por Meço i është kundërpërgjigjur duke i thënë se duhej ta kishte nxjerrë nga studio pasi po bën një akuzë të rëndë.
Koço Kokëdhima: Ne bejme detyren tone dhe jemi duke e bere shume mire. Jemi përballë këtyre dinosaurve që kanë marrë televizionet, peng, studiot, emisionet, i kanë paguar nën dorë të gjithë.
Sonila Meço: Te gjithe?
Koço Kokëdhima: Te gjithe, keta ‘Uriah Heep’ qe vjedhin popullin dhe kane akumuluar gjithe kete pushtet dhe pasuri dhe diskutojme ketu qe populli ka dyshime, per ke ka dyshime?
Sonila Meço: Per kete klase politike zoti Kokedhima,nese ju nuk jeni, thone nuk jam, por mua me lini te bej pyetjet
Koço Kokëdhima: Ndaj kesaj klase po luftojme ne, dhe jemi ne nje lufte te pabarabarte
Sonila Meço: Per kete po ju pyes une. Une mendoj se ndryshimi i sistemit duhet te vije nga menyra se si e trajtoni median, e para duke pritur cdo pyetje, sepse asnjë pyetje nuk paragjykohet, unë nuk jam këtu për të bërë fushatën e askujt. Ju lutem respektoni studiot televiziove, keni ardhur në këtë studio, keni bërë akuzë shumë të rëndë, keni futur gjithe mediat ne nje thes, më thatë jeni të blerë, unë duhej t’ju kisha nxjerrë nga studio, sepse keni bërë akuzë jashtëzakonisht të rëndë. Unë kam të drejtë si gazetare të dyshoj, ju jeni politikan duhet të mësoheni me llogaridhënien.
Kokëdhima: Unë jap llogari vetëm për gjërat që bëj unë