Debate të ashpra janë transmetuar pasditen e sotme nga shtëpia e “BBV3”. Bëhet fjalë për Julin dhe Gracianon.
Graciano është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë më të famshme i cili akoma nuk ka plotësuar ditën që është pjesë e asaj shtëpie dhe menjëherë është përfshirë në debate me konkurrentët e tjerë.
“Është lojë psikovampirash”– ka thënë Juli, sakaq kjo gjë e ka acaruar Gracianon dhe ka kërkuar një shpjegim më të thellë të kësaj fjale.
“Psikovampiri është një preson që gjatë një bisede me ty të urtë, të butë , pa sherr, këto gjejnë pikat e tua të dobëta të cilat jo detyrimisht janë për t’u debatuar.”– u shpreh Juli.
“Kur diskuton kështu më merr frymën”– është shprehur Graciano, sakaq në mënyrë të menjëhershme kthehet Juli: “Kjo do të thotë që unë jam duke fituar nëse të marr frymën, kjo është lojë nervash o vëlla”.
