Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka qetësi. Një tension ka mes ministres së Financave, Delina Ibrahimaj dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Ministrja Ibrahimaj prezantoi në Kuvend aktin normativ për shtimin e të ardhurave buxhetore për vitin 2022 me 5 mld lekë, me në fokus blegtorët, rindërtimi dhe sporti.
Po ashtu Ibrahimaj tha se inflacioni në vendin tonë është stabilizuar, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Tabaku tha se inflacioni ka goditur familjet shqiptare, me rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimeve të produkteve të shportës. Ibrahimaj tha se opozita e vulës ka ardhur në Kuvend dhe shpik terma të rinj dhe sipas saj inflacioni ardhur si pasojë e Putin.
Termin “opozita e vulës” Tabaku nuk e priti aspak mirë, madje iu përgjigj me gjuhë të ashpër ministres Ibrahimaj. “Të të vij turp që ke ardhur nga rruga dhe je bërë ministre dhe më thua mua je bërë opozita e vulës. Dëgjo këtu se mëson. Sot realiteti që jetojnë familjet shqiptare është kështu, sot të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë ardhur 50% nga faktorë të brendshëm. Ministrja nuk shikon familjet, se e ka mendjen te koncesionet, miraton këtu Vkm e akte normative për tendera e koncesione. Është aq e paaftë për qytetarët, saqë ka 12 muaj pa bërë asgjë dhe na sjell këtu një akt normative. Zonja ministre, askush nuk e ka arrogancën paaftësinë, arrogancën dhe korrupsionin tënd”,-tha Tabaku.
Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë ty, e kujt është shtëpia që jeton ti? Trego.
Tabaku: Të të vijë trup që më thua mua opozita e vulës, ti që vjen nga rruga.
Bardhi: Shërbëtore.
Tabaku: Po ta them dhe një herë, askush nuk ka paaftësinë tënde dhe askush nuk e ka korrupsionin tënd.