Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debat në mbledhjen e Këshillit të PD, Murrizi: Berisha bëri listat e drejtuesve, por ti Flamur i ke fryrë në vesh

20:17 / September 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë”. Kështu e nisi fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Demokrat Sali Berisha, duke shprehur optimizimin e tij për fitore të opozitës në zgjedhjet e 2025-ës. Berisha tha se zgjedhjet do të jenë prova më e vështirë në 32 vite për votën e lirë. Në mbledhje pati edhe debate, ku Mylslym Murrizi tha se berisha vendosi emrat për drejtues politikë në 12 qarqet e vendit për zgjedhet në 2025, por që sipas tij, Flamur Noka i ka fryrë në vesh.

Debatet

Myslym Murrizi: Do mërziteni nga ajo që do të them, por nuk e kam problem. Është gabim që i nxjerr mediat jashtë. Berisha tha “sulm”, por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka për të gjuajtur nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politikë, por ke qenë ti Flamur që i ke fryrë në vesh.
E kemi parë në media me kohë listën e drejtuesve të qarqeve. Agron Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Si mund të motivohen demokratët? Ne e nisëm foltoren që të ketë vlerë vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me votë. Erdhën si të bashkuar në diversitet e na u bënë diversantë. Të vijnë të votohen. Pse nuk e ke çuar emrin e Berishes si anëtar i grupit parlamentar (Murrizi pyet Bardhin).

I përgjigjet Bardhi dhe sqaron se emri i Berishës është dërguar që në maj në Parlament për tu bashkuar me grupin e PD.

Myslym Murriz: Pse drejtuesit politik mos të votohen? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Nëse Berisha do të jetë i arrestuar harrojeni se do ngjisim tek qytetarët. Gjysma e këtyre që do marrin mandatet do të të përjashtojne ty prapë! (I drejtohet Flamur Nokës) Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bërë pazar me Ramën, na e sqaroni? PD duhet të hapet , kemi vuajtur sepse s’kemi folur duhet të flasin të gjithë.

Edi Paloka: Qëllimi ynë është të mundësojmë qeveri teknike. Askush nuk ua ka hequr të drejtën e fjalës.

Flamur Noka: PD ka si bazë debatin e brendshëm dhe debati është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm. Ne jemi në demokraci por jo neë kaos. Cdo demokrat kudo që të jetë ka te drejtë të flasë dhe ne do ta degjojmë. Postimet në rrjetet sociale kundër figurave të PD-së jane propagandë. Drejtuesit politik janë tagër i Kryetarit të PD-së. Mund ti fryj unë ose dhe ti Myslym por nuk ndikohet Sali Berisha. Ne jemi duke hyrë në një betejë.

A kemi difekte dhe të meta? Po kemi se jemi njerëzor. Kemi 3 vjet në luftë të brendshme por sot jemi të gjithë bashkë. Ne jemi në demokraci, por jo në anarshi që do të thotë respekt per statutin, kushtetutën tonë dhe institucionet e Partisë.

Jemi duke hyrë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim.Ndaj të stopojmë cdo sulm ndaj njeri- tjetrit. Agron Gjekmarkaj si nënkryetar i PD-së artikulon në cdo institucion ndërkombëtar kërkesën per lirimin e liderit tonë. Vetëm të bashkuar ecim drejt fitores.

Flamur Noka Myslym Murrizi PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.