Një seancë me tensione të forta është kjo e sotmja në Kuvendin e Shqipërisë, mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Deputetët e PD-së, mbështetës të Berishës kanë rrethuan foltoren dhe kërkuan që i pranishëm në seancë të ishte kryeministri Edi Rama, për të zhvilluar një mocion me debat në lidhje me përfshirjen e shefit të qeverisë në dosjen “McGonigal”. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa tha në fjalën e saj se nuk do te këtë më seancë pleanre nëse Rama nuk paraqitet në parlament të përballet me opozitë.
Pjesë nga diskutimet:
Lindita Nikolla: Mos bërtisni, po zonja Zhupa keni fjalën.
Deputetja Ina Zhupa: Zonja kryetare e keni shkelur rregulloren në mënyrë të vazhdueshme, duke i mohuar të drejtën opozitës për një mocion me debat me kryeministrin për një skandal ndërkombëtar. Në të gjithë vendet e botës ka tradhëtar pork a dhe të korruptuar, ne kemi një tradhëtar të korruptuar që ka cënuar sigurinë komëbtare, që ka vendosur në rrezik aleancën me SHBA-të dhe një tradhëtar që ka vënë në rrezik stabilitetin.
Bleu me paratë që vjedh një zyrtarë të FBI-së. Ku e keni kryeministrin, ku fshihet?! Cila është kjo flamë që e ka zënë që e bën të pijë kafe në zyrë dhe nuk vjen dot në parlament të jap llogari për përbaltjen e emrit të Shqipërisë.
Ne duam që tradhëtarin e korruptuar ta sillni këtu dhe të përballet me opozitën. Le të vijë Edi Rama këtu se ndryshe nuk mund të ketë seancë normale plenare.