Në emisionin “Log.” është diskutuar për draftin e qeverisë për shembjen e objekteve të vjetra. Sipas inxhinierit Arben Meçe kjo iniciativë duhet të vlerësohet, ndërkohë nga ana tjetër kundër u shpreh ekonomistja Briseida Shehaj, e cila debatoi me inxhinierin, pasi ky i fundit i tha se “deri këtu arrin inteligjenca juaj”.
Pjesë nga debati
Arben Meçe: Ne si trupë inxhinerike kemi thënë që Shqipëria ka një inventar të ndërtimeve që janë me koeficient të lartë risku. Nuk flitet vetëm për banesat, por edhe për digat dhe objekte të tjera që përbejnë risk sizmik. Kjo iniciativë vlen dhe duhet të përshëndet. Më tej të behet çdo analizë për manipulimin që do i bëhet kësaj iniciative. Duhet të jemi serioz kur flasim. Ne jemi inxhinier ndërtimi.
Brisida Shehaj: Meqe je inxhinier ndërtimi 320 mijë lekë është metri katror?
Arben Meçe: Kemi një situatë serioze për riskun sizmik në Shqipëri. Duhet të marrim masa apo jo ne? Pastaj të shohim çfarë maskaraje do bëhet atje. A ke biseduar me ndonjë koleg të atij ndërtimit që të thotë jo o zotëri, se ky është ligj i cili do bëjë korrupsion të madh? Ke dëgjuar? Është një vendim që përfshin gjithë Shqipërinë dhe po përfundojmë tek 5 Maji.
Brisida Shehaj: Janë proçedura ligjore të ndjekura për rindërtimin. Janë prishur shumë banesa. Ju jeni inxhinier unë jam ekonomiste edhe ligjin e njoh mirë.
Arben Meçe: I dhe trëndafil, por jo të respektojë
Brisida Shehaj: Jua jap unë trëndafilin pa problem fare
Arben Meçe: Ma jep se jam i dashuruar me aromën që do më vijë nëpërmjet atij trëndafili
Brisida Shehaj: Kaloja zotërisë, e meriton zotëria
Arben Meçe: Është simbolike që është për të qeshur, por deri këtu vjen inteligjenca
Brisida Shehaj: Inteligjenca e kujt?
Arben Meçe: Jote
Brisida Shehaj: Zotëri të gjykoni ju inteligjencën time është gjë shumë e mire
Arben Meçe: Po boll tani boll, a ka mundësi…?