Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia flet për komisionin hetimor për sistemin TIMS, ku ai u përfshi dhe në një debat një ditë më parë me Kryetarin e Komisionit. Sipas Qefalisë debati nisi kur u zbulua se i ftuar si dëshmitar ishte Dervishi, por listat me të ftuarit ishin miratuar nga të dyja palët, pra ishin votuar edhe nga vet opozita.
”Ka qenë një seancë e planifikuar por kryetari i komisionit ishte i pakënaqur për personat e ftuar si dëshmitarë si persona që mund të kenë dijeni lidhur me çështjen.
Edhe pse listat janë bërë më marrëveshjen e të gjithëve dhe nuk ishin dakord më pas për atë që kishin votuar edhe vet, ishin të habitur pse ishte i thirrur si dëshmitar Dervishi apo persona të tjerë që kanë një rol në këto institucione dhe mund të kenë dijeni për temën e seancës.
Dëshmitarët ishin të përfshirë në planin e radhës. Vet opozita u habit me listën që edhe vet kishte rënë dakord”, tha Qefalia.