Deputeti Lefter Maliqi dhe Zv/ ministri i Brendshëm, Julian Hodo kanë debatuar në emisionin “Opinion” lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit. Deputeti Maliqi shprehet se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk mbahen, pasi dhe ana administrative është e pamundur.
Blendi Fevziu:Keni thënë që Fieri p.sh, ka 590 policë dhe 500 e ca qendra është pamundur të mbahen nga ana administrative , apo jo?
Lefter Maliqi: Zoti, Fevziu ju dëgjova që nga fillimi dhe deri tani dhe po shikoj dhe dëgjoj nga ana politike zvministin e Brendshëm, i cili siç duket nuk a asnjë gjë në dorë, por është shpërblyer nga OSBE, ai dhe Zv. ministre tjetër dhe dy drejtues të tjerë dhe duhet t’ju them dhe pyetjet e gazetarëve që janë aty janë të sakta dhe ai nuk po jep përgjigje. Që do të thotë ligji për policinë e shteti janë organe depolizituata dhe vetëm me kaq ata lirohen nga policia dhe pastaj fillon hetimi nga SHKB, Prokuroria dhe të gjitha me radhë…
Julian Hodo: Atë paradhënien për punën e OSBE do të ta sqaroj dhe njëherë tjetër…
Blendi Feviziu: Lere se nuk na latë…mbaro…
Julian Hodo: Po tani unë e thashë e sqarova, raportin zgjedhor e bën OSBE…ODHIR
Blendi Feviziu: Iku OSBE, e lamë OSBE
Lefter Maliqi: Mo bëj zhurmë, po më dëgjo më vëmendje…
Julian Hodo: Mo bëj zhurmë, mo bëj zhurmë…
Lefter Maliqi: Zv ministër, ta tregoj unë e çfarë je. Ti je thjesht një këshilltar ligjor i kryeministrit dhe asnjë gjë tjetër dhe po flet përçart.
Blendi Feviziu: Zoti deputet, mos e kalojmë…
Julian Hodo: O zoti,. Lefteri.. në emër të popullit….
Lefter Maliqi: Lerë popullin se ta tregoj unë popullin ty, ta tregoj popullin ty nesër dhe në datë 30. Turp për ty që ke mbaruar në Bolonja. Mbrëmë drejtues të Policie vjedhin vota dhe flasin…
Julian Hodo: Ore unë po të shpjegoj mekanizmin…unë e kuptoj ju çfarë po thoni… do thoni të njëjtën gjë që tha kryetarja…ja u shpjegoj përsëri juridikisht….
Lefter Maliqi: Meqenëse dike më shumë nga ana politike… po ta jap unë përgjigjen në 2017 rezultati ka qenë barazim 48% me 49% ,
Julian Hodo: Ky nuk është barazim 48 me 49%
Lefter Maliqi: Sepse po të jetë LSI, çamët dhe të drejtat e njeriut bashkë i bije që gjysma e votuesve janë në rrugë.
Julian Hodo: Po po të jetë me sikur…tani..
Lefter Maliqi: Zgjedhjet në 30 Qershor nuk do bëhen dhe po u bënë do ketë përplasje të do të forta civili dhe përgjegjësia do bjerë mbi mazhorancën. Dhe po ta shpjegoj, më dëgjo
Julian Hodo: Përplasja …atëherë..
Lefter Maliqi: Po ta shpjegoj nga ana policore dhe si të duash ti, mos më jep mënd mua..se kam qenë drejtues policie, drejtues vendo dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë kombëtare, jo si ai që foli atje