Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debati për “Kushtetuesen”, Bamir Topi: Rama, arkitekt i shkatërrimit të Kushtetutës. Referendumi një nga elementët më pozitivë të demokracisë

18:15 / November 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bamir Topi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ish-Presidenti, Bamir Topi foli për përplasjet institucionale për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e ekonsideroi “të rëndë” situatën e krijuar. I ftuar në “Kjo Javë”, në “Neës24”, Topi foli me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama ndërsa tha se sheh një kryeministër totalisht të munguar.

Ish-presidenti tha se kryeministri Rama është një nga arkitektët e shkatërrimit të Kushtetutës.

I pyetur për idenë e Presidentit Meta për referendum, Topi tha se referendumi është një nga elementët më pozitivë të demokracisë, por theksoi se problem është fakti nëse në vend ka vullnet politik.

“Situata është e rëndë, nuk dua të ndaj pesimizëm. Kryeministri nuk është thjesht njeriu që drejton qeverinë, kemi situatë ku kryeministri zotëron edhe fuqinë e parlamentit. Sot kemi një kryeministër, kemi apo nuk kemi parlament nga pikëpamja e fuqisë politike, them se jo. Nuk ka këtu fuqi, kemi një vakum të fortë në parlament, braktisja nga opozita. Kemi institucionin e Presidentit, që realisht është i dobët, në marrëdhënien mazhorancë-presidencë, si institucion.

Shoh sot një kryeministër totalisht të munguar, është mënyra e sjelljes që tij që në ngjarje të rëndësishme tërhiqet dhe del pastaj, është mënyra  e tij. Ai është një nga arkitektët e shkatërrimit të Kushtetutës dhe e kthyen Shqipërinë në republikë të një kryeministri. Një përgjegjësi në tentativë e Ramës sepse nuk shoh asnjë lloj prononcimi për të ndryshuar situatën, fakti që ai nuk flet, në kohën kur institucionet kanë nevojë për opozitën, opozita largohet. Askënd nuk bind braktisja e kryeqytetit.

Këto e bëjnë që Presidenti Meta të jetë i dukshëm, ai bën opozitën për parimet kushtetuese të institucionit që mbulon. Besoj që referendumi është një elementët më pozitivë të demokracisë. Z.Meta kishte të drejtë kur i referohet referendumeve të bëra në Zvicër. Nuk është problemi për të gjykuar është mirë apo keq referendumi, por për të shkuar në referendum, problemi është se referendumi është i rëndësishëm, por a ka kulturë politikë, vullnet politik?

Supozojmë se morëm 50 firma, por në ç’filtra do të kalojë? Ne i kemi parë pengesat që kanë qenë në të kaluarën”, tha ish-presidenti..

Rama referendumi tirananews.al TOPI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.