Hapat e para drejt suksesit, vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj i patën në spektaklin e humorit “Al pazar”. Një ndër mbështetësit më të mëdhenj në rrugëtimin e tyre artistik ishte padyshim Agron Llakaj. Ndonëse pas largimit nga spektakli, u përfol për një krisje të raportit mes tyre, duket se i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe këtë e ka bërë me dije vetë Romeo me postimin që ka bërë.
Aktori i humorit ka vendosur t’i shprehë mirënjohjen Llakajt me 7 Mars për mbështetjen që iu ka dhënë, duke e cilësuar si mësuesin e tyre. “Gëzuar 7 Marsin mësues! Je njeriu i palodhur që na bëre këta që jemi sot! Faleminderit për gjithçka na ke dhënë! Të duam shumë”, ka shkruar Romeo.