Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait, Haxhi Thaçi. Por ai është kujdesur të dërgojë mesazhin e fundit përpara se të varrosej.
”Në spital të thashë lamtumirë babë! Nga Haga të them mirupafshim në parajsë”,-janë fjalët me të cilat Hashim Thaçi kishte veshur kurorën me lule që iu vendos në banesën e fundit babait të tij.
Ish-presidenti u ndalua të merrte pjesë në ceremoninë mortore nga Gjykata Speciale e Hagës e cila nuk ka dhënë një sqarim të qartë deri më tani për këtë veprim.