Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

DEFENDER, aleatë dhe muskuj për t’u mbrojtur

21:44 / June 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
defender 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton Metaj

Ushtritë amerikane dhe shqiptare realizuan sot në Adriatik një spektakël të veçantë, me operacione detare që synonin të tregonin bashkëpunimin dhe aftësitë e të dy vendeve anëtarë të NATO-s. Operacionet detare, pas atyre tokësore në malet shqiptare, janë pjesë e “DEFENDER 25”, stërvitjes vjetore më të madhe të ushtrisë amerikane në Europë.

Me 25 mijë trupa të angazhuara nga 29 vende, qëllimi i stërvitjes, i nënvizuar me forcë edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, është ndërveprimi mes ushtrive për operacione të përbashkëta dhe aftësimi për reagim e zhvendosje të shpejtë. Mbi të gjitha, për ambasadën e Uashingtonit, stërvitje të tilla si “DEFENDER” janë thelbësore për të siguruar që aleatët e NATO-s të mbeten të gatshëm për të përballuar sfidat e vërteta të sigurisë.

Pikërisht aftësimi dhe gatishmëria e aleatëve, përfshirë edhe vende si Shqipëria me kapacitete ushtarake të vogla, është një sfidë e shpallur e “babait të NATO-s” përtej Atlantikut, që përballon aktualisht shpenzime marramendëse dhe trupa të shumta anembanë hartës së 31 anëtarëve të tjerë. Prania fizike e forcave amerikane në territoret e tyre është dëshiruar veçanërisht nga anëtarët e rinj, duke e parë këtë si një shenjë sigurie të shtuar. Por ky koncept nuk është i vetmi për t’u bërë ballë sfidave të sigurisë, në një Europë ku luftohet dhe me krahun lindor të NATO-s të ekspozuar nga kërcënimi rus.

Prej disa vitesh dhe më shumë akoma së fundmi me administratën Trump, nga shtabet ushtarake dhe politike amerikane po vihet theksi, jo vetëm te gatishmëria për të mbrojtur aleatët më të pafuqishëm, por mbi të gjitha te reagimi i tyre i shpejtë. Dhe për t’u zhvendosur e reaguar shpejt, ushtritë e vendeve të Europës Qendrore e Lindore duhet dhe po shpenzojnë më shumë. Shqipëria gjithashtu ka rritur buxhetin dhe ka shpallur planet e saj për sigurimin e mjeteve më të sofistikuara ushtarake.

Rasti i Ukrainës dëshmoi qartë se forcimi i mbrojtjes dhe aftësia e reagimit dhe mbijetesës janë vitale dhe hapat e parë të nevojshëm për të qenë të gatshëm në pritje të ndihmës së aleatëve. Pa rezistencë, pa muskuj dhe pa reagim, do të jetë e vështirë që dikush të të vijë në ndihmë. Nëse Kievi do të binte për 48 apo 72 orë, askush nuk do të mund ta ndihmonte, edhe po të dëshironte. Në Kiev do të ishte ngritur flamuri rus dhe sot do të flisnim për një Ukrainë e NATO tjetër.

aleate Defender Elton Metaj muskuj opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.