Një grua ka përshkruar se si i ka dëgjuar kockat e saj duke u thyer ndërsa ish i dashuri e shtypte me makinën e tij. San Juanita Herrera, 41 vjeç, u shtyp me makinë nga i dashuri i saj 72-vjeçar Rogelio Alberto Guardado pasi dyshja u përfshinë në një sherr.
Pasi e shtypi fillimisht, ai më pas u kthye me mjetin e tij tip Nissan Frontier për të shtypur për herë të dytë. Por nuk u ndal me aq. Guardado, 69-vjeç në atë kohë, vrapoi mbi të gjithsej katër herë gjatë sulmit në Houston, Teksas, shkruan “Mirror”.
Pasi u deklarua fajtor si pjesë e një marrëveshje, është dënuar me 20 vjet burg gjatë procesit gjyqësor që përfundoi javën e kaluar. San Juanita luftoi me jetën në spital, por ishte në gjendje të tregonte policisë se çfarë kishte ndodhur në mbrëmjen e 11 shtatorit 2016. Më vonë, gjendja e saj u përmirësua.