Juliana Nura dhe Vivien Thano, dy banoret pjesëmarrëse në “Big Brother VIP Kosova”, janë përplasur sërish me njëra-tjetrën.
Debatet mes tyre nisën rreth dy javë më parë pasi vajzat komentuan romancat e njëra tjetrës në “BBV”. Xhuli i tha Vivit se “është në lojë nga Getinjo”, ndërsa Vivi iu përgjigj duke i thënë se “Athdheu e la ‘live’ në emision”.
Së fundmi, vajzat i janë rikthyer debateve, ku përplasja që patën nisi për punët e shtëpisë, për të vijuar me fjalë më të rënda.
Komenti i Vivit, “do dalësh nga këtu, po ku do shkosh pastaj”, solli një reagim të ashpër nga Juli.
“Unë kam 3 shtëpi, ti as 1 shtëpi nuk ke. Me siguri jeton në Tiranë me qira. Dihet që nuk ke shtëpi se ti je punëtore, unë punëdhënëse, ka dallim”, tha Xhuli.