Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha, gjatë një takimi me studentë u ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë shkollën. Biseda është zhvilluar në zyrën e dekanit, ku ai shfaqet duke u bërë thirrje studentëve që të vijojnë mësimin dhe të ndërpesin bojkotin.
“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi”, dëgjohet të thotë Hoxha.
Protesta e studentëve ka nisur prej fillimit të dhjetorit, ndërsa gjatë muaj janar ajo ka marrë një tjetër formë, pasi studentët kanë vendosur që të bllokojnë fakultetet dhe të bojkotojnë mësimin.