Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Deklarata “bombë” e ekspertit Karamuço: Një rus po ruhet në Tiranë, Rusia kërkon ekstradimin

22:00 / October 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Shqipëria ka shmangur një ngjarje kriminale disa ditë më parë, që mund të kishte pasoja në marrëdhëniet me Rusinë.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Karamuço u shpreh se një shtetas rus, i cili kërkohet nga Interpoli i Moskës, është ndaluar në kufi dhe u mbajt në një burg në veri të Shqipërisë. Sipas tij, ky shtetas aktualisht po ruhet në Tiranë, teksa Rusia pret ekstradimin e tij.

Ndër të tjera, Karamuço nënvizoi se rusi është krahu i djathtë i një prej eksponenëve më të mëdhenj të mafies ruse dhe Rusia kërkon që ai të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Ka ndodhur një gjë që shumë pak veta e dinë. Shqipëria ka shmangur, këto ditë, një ngjarje shumë të rëndë kriminale, që mund të kishte pasoja në marrëdhëniet me Federatën Ruse. Kjo ka ndodhur në vigjilje, përpara se të ndodhte ngjarja e Mitrovicës, ka qenë një informacion që na ka ardhur dhe nga partnerët. Një rus, u ndalua nga ne, i cili ishte në kërkim nga Interpol Moska. U ndalua në kufi, është çuar në një burg në veri të Shqipërisë. Më pas ka ardhur një informacion urgjent, kishte dy mundësi, ose do ta vrisnin në burgjet tona dhe do mbante llogari shteti shqiptar, ose mund të kishte një organizim përmes organizatave të rrjetit ballkanik kriminal, një përpjekje për ta nxjerrë nga burgu, duke sulmuar. Këto ishin dy alternativat që erdhën si informacion. E kanë sjellur urgjent, brenda ditës, për 2 orë, nga burgu që është në veri të Shqipërisë, e kanë sjellë në mes të Tiranës dhe e ruajnë derisa ai të ekstradohet në drejtim të Rusisë. Është akoma këtu. Ky është një sukses shumë i madh i SHKB të burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve dhe Policisë së Shtetit.

Kanë qenë bashkë të lidhura, edhe për të marrë informacionin në kohë reale dhe për të evituar këtë lloj përplasjeje që mund të ndodhë. Ky është krahu i djathtë i një prej eksponenëve më të mëdhenj të mafies ruse dhe ata kanë pasur dy probleme, ose donin ta vrisinin  që ky të mos fliste, sepse duke ardhur në Moskë, mund të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë e të fliste për shumë personazhe të tjerë, ose për ta shpëtuar, për të mos e kthyer në Moskë, që të mos jepte informacion. Rrezikonte një familje mafioze. Shteti rus po kërkon për ta kthyer. Është duke u gjykuar për ta dhënë”, theksoi ai.

ekstradimi karamuco rusit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.