Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka çuditur jo pak me deklaratën e bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Java’ në RTSH. Teksa fliste për ndryshimin e sistemit dhe pamundësisë së njerëzve për të përballuar jetesën, Kryemadhi tha se tani e pret shoferi te dera dhe shkon në shtëpi me makinë, por kur të jetë 80 vjeçe askush nuk do të kujdeset për të.
‘Duhet të rregullojmë sistemin. Unë tani do dal nga studio dhe më pret shoferi, do të shkoj me makinë në shtëpi. Po kur të shkoj 80 vjeç kush do më çojë. Do më gjejnë të vdekur në shtëpi dhe do qelbem erë’, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.