Deputeti Saimir Korreshi thotë se në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn përfshihen edhe deputetë të opozitës, por zgjodhi të mos flasë me emra konkretë. Në një intervistë për “Studio Live”, Korreshi u shpreh se është shpejt të flasë me detaje sepse nuk ka lexuar të gjithë materialin.
“Me të thënë të drejtën, sikur më ra syri diçka, por është shpejt ta them se nuk e kam studiuar materialin. Këto janë materiale që duhen lexuar me vëmendje”, tha Korreshi.
Ndër të tjera, Korreshi komentoi edhe përballjen e Jorida Tabakut me kreun e qeverisë në Komisionin Hetimor për inceneratorët duke thënë se nuk është mbështetur nga opozita.
“Është lënë vetëm Tabaku në përballjen me Ramën pavarësisht se është treguar zonjë e hekurt. Por nuk është mbështetur nga deputetët e opozitës”, tha Korreshi.
Sa i përket seancës së sotme u shpreh se opozita u revoltua për mungesën e prezencës së Ramës.
“Revoltimi i opozitës ishte se kërkonim prezencën e Ramës. Çfarë duhet të ndodhë më që ato njerëz të përfshirë në dosjen e SPAK-ut. Pra nuk e di çfarë do të ndodhë më me këtë vend. Më skandali ishte se avokatët u qanë për GJKKO”, tha Korreshi.