Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka reaguar ashpër lidhur me deklaratën e Luizit për Efin, i cili u shpreh se motrën e tij nuk do e lejonte të ishte pjesë e një programi të tillë.
Shqipja ka postuar disa pamje intime mes këngëtarit dhe Kiarës në BBV dhe shkruan: “Patjetër mendimi jot është.. uroj vetëm te përfundosh me Kiarën e shkretë dhe mos te ketë qenë ne kuadër te lojës marrëdhënia me nanen e ardhshme te fëmijëve te tu. Ti Kiara nuk shkove ‘për te gjet burrë’, e le te rridhte, por ‘u derdh’. Kjo hipokrizia juaj me argëton”, shkruan ajo.
Ajo postoi edhe një video nga koha kur Kiara ishte velinë duke u shprehur: “Çdo gjë niset nga zero dhe nuk jam aspak kundër, por mos i lartësoni njerëzit më tepër se ç’janë”.
“Kjo është gjeja me e ulet e realitetit tone te hidhur… Meshkujt si Luizi mos i rafshin kujt qe thonë; “bej si them unë, por jo si bej unë”, shtoi ajo.