Policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për kreun e bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj me akuzën e pengimit të subjekteve zgjedhor.
Sipas policisë kryebashkiaku i Lezhës në një emision televiziv ka konsumuar elementë të kësaj akuze, pa përcaktuar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
INFORMACIONI I POLICISE
Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, F.F., 54 vjeç.
Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:
- A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
- Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.