Edvin Kulluri duke folur për protestën e dhunshme të PD-së komentoi edhe deklaratën e eksponentit të rëndësishëm të CDU gjermane, Gunther Krichbaum.
Ky i fundit u shpreh se Berisha me akuzat që ka duhej të ishte në burg dhe po nxit dhunë dhe luftë politike me protesta të dhunshme.
“Krichbaum ka qenë një mik shumë i mirë i PD-së. CDU ka qenë partneri kryesor i PD në PPE. Politikan me karrierë të gjatë. Me ndikim të Angela Merkel. E njeh shumë mirë Ballkanin. Ka treguar dashamirësi për të djathtën dhe opozitën shqiptare.”
Kulluri shtoi se protesta e dhunshme tregon se kjo opozitë nuk ka mbështetje në numra.
