Komentet e Kanye West për George Floyd, për të cilin tha se vdiq nga një mbidozë, shkaktuan zemërim në familjen e të ndjerit.
Madje reperi komentoi se gjuri i ish-oficerit të policisë dhe tani i burgosur, Derek Chauvin, nuk e preku qafën e Floyd për ta vrarë.
Pas këtyre deklaratave, familjarët e të ndjerit po shqyrtojnë mundësinë që të depozitojnë një padi kundër reperit, për të ndaluar dezinformimin.