Nga kamerat e sigurisë së kazinos ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia është kapur momenti i fundit kur Xhoi dhe shoqja e saj e dhomës janë në ambientet e punës.
Vetëm pak çaste më pas, 22-vjeçarja do të dhunohej dhe hidhej nga kati i dytë i ballkonit të shtëpisë në Tiranë.
Prokuroria ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kapura nga kamerat e sigurisë në ambasadën Turke, pas pallati ku banonte Xhoi ndodhej ngjitur me godinën e ambasadës.
E reja nga Kenia u dhunua në 12 gusht, nga persona të paidentifikuar, ku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës në Tiranë.