Hatixhe Kamxhiu është 32-vjeçarja shqiptare që akuzohet se dhunoi për vdekje djalin e saj 2 vjeç.
Fillimisht, ajo telefonoi urgjencën dhe tha se fëmija ishte rrëzuar nga karrigia, por më pas u zbulua krimi tronditës.
Sipas hetimeve dhe autopsia tregoi se 2-vjeçari kishte disa mavijosje që nuk përputheshin me versionin e nënës. Ndërkaq, fëmija tjetër, vëllai i tij binjak është shtruar gjithashtu në spital pasi ka pasur mavijosje në të gjithë trupin e tij, të ngjashme me ato të 2-vjeçarit. Ajo u arrestua dhe më pas është lënë në burg, ku ka tentuar edhe të vetëvritej.
Hatixhe jetonte në qytetin Bigastro, Spanjë, dhe nuk kishte precedentë penalë, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga droga.

Fqinjët janë ende të tmerruar nga kjo ngjarje, pasi fillimisht besuan versionin e gruas. Ata e përshkruajnë 32-vjeçaren si një grua të vetmuar dhe me pak miq.
“Ajo ishte shumë nevrike, i qortonte dhe iu bërtiste gjithmonë fëmijëve të saj për gjithçka”, thanë disa prej fqinjëve.
