Mikrofoni me të cilin reperja Cardi B goditi spektatoren që i hodhi ujë në koncertin e mbajtur disa ditë më parë, ka dalë në ankand.
Mikrofoni, në pronësi të kompanisë së prodhimit të audios me bazë në Vegas, The Wave – tani është në ankand në eBay në një përpjekje për të mbledhur para për “Friendship Circle”, një organizatë që ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta.
Për fat të mirë, mikrofoni ende funksionon, kështu që blerësit mund ta mbajnë atë si kujtim.