Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues.
Drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është nxjerrë nga zjarrfikësit për t’u transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Në momentin e nxjerrjes nga kabina, ai ka qenë koshient, por kishte pësuar plagë të rënda.
Fatmirësisht, nuk ka pasur mjete të tjera të përfshira në aksident. Në vendngjarje ndodhen efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po dokumentojnë ngjarjen dhe po disiplinojnë qarkullimin në këtë aks rrugor.
