“Homeland Justice” ka publikuar të tjera të dhëna. Këtë herë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Hakerat kanë shpërndarë të dhënat e patentave të shqiptarëve në një dokument me 1081 faqe.
Në listën e publikuar në “Telegram”, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit, emrat, mbiemrat, datëlindjet dhe adresat e qytetarëve.
Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tyre në Telegram, grupi i “Homeland Justice” shkruan: “A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e ‘shpikësve’ shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?”
Kujtojmë se hakerat kanë publikuar më parë edhe numrat e telefonit, targat, pagat, udhëtimet jashtë vendit të Kryeministrit, emailet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano etj.