Alessandro Del Piero feston 51-vjetorin e tij dhe për miliona tifozë të Juventusit mbetet simboli i një futbolli me klas, besnikëri dhe dashuri pa kushte për fanelën.
‘Pinturicchio’ vazhdon të emocionojë dhe të ndikojë të talentet e reja siç tregojnë edhe shumë komente në profilin në Instagram të ish-kapitenit bardhezi që festoi duke fryrë qirinjtë klasik të vendosur mbi një tortë me numrin 10.
Ashtu si çdo vit, Juventusi dëshironte t’i bëjë një homazh për numrin 10 më ikonik të tij me një mesazh në kanalet zyrtare, një mesazh i thjeshtë, por me shumë kuptim. ‘Kapiten, legjendë, simbol. Shumë urime Alex’-ishte mesazhi i Juventusit që shoqërohej nga një foto evokuese; imazhi I ndeshjes së fundit të Del Pieros, asaj ndaj Atalanatës në 2012. Në atë pasdite ishte xhiroja rreth fushës e shoqëruar nga duartrokitje pafund, një imazh që mbetet një kujtim i pashlyeshëm për çdo juventin.
